www.GrAnIt-BoSsI.pAgE.Tl
  kur'ani
 
Thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an: "Allahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjajshëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me keshilla e dispozita), qe prej (degjimit të) tij rrënqethen lëkurat e atyre që i kanë dronë Zotit të tyre, e pastaj me përkujtim ndaj Allahut u qetësohen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim I Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur për të nuk ka ndonjë udhëzues". Zumer 23

        Vëlla dhe motër muslimane!
        A je ti prej atyre që iu rrënqethën zemrat kur ta ndëgjojnë Kur'anin? A je ti prej atyre që qajnë nga frika e Allahut? A je prej atyre që thellohen duke menduar në domethenien e Kur'anit fisnik. A ke dashuri të vërtet ndaj dëgjimit të Kur'anit dhe e ndjenë vetën të kënaqur kur ta ndëgjosh atë? A je prej atyre që kur kalojnë ditë të gjata dhe nuk ke dëgjuar Kur'an, përmallohesh të dëgjosh diçka prej tij?
        Nëse përgjegja e këtyre pyetjeve është: " Jo ", s'ka dyshim se ti je prej atyre që je sprovuar me të dëgjuarit e këngëve dhe muzikës.
        Ndodhë që të pyesësh: Çfarë lidhje ka në mes të menduarit mbi domëthënien e Kur'anit dhe këngëve?!
        S'ka dyshim se këngët dhe muzika janë denimet më të medha, të cilat i kanosën zemrës dhe e pengojnë efektivizimin e fjalës se Allahut dhe të menduarit në urtesinë e saj. Kjo kështu sepse kënga është kur'an i shejtanit dhe zemra e njeriut s'ka mundësi t'i bashkojë Kur'anin e Mëshiruesit dhe kur'anin e shejtanit.
Ka thënë imam ibën Kajjimi: "Prej kurthave të armikut të Allahut, shejtanit, me të cilat ia pakëson gjahut të vet (njeriut i cili bie në kurthën e Shejtanit) diturin, mençurin dhe fenë dhe me të cilat gjuan zemërat e injorantëve dhe të prishurve: Dëgjimi i fishkëllimes, duartrokitja dhe këngët të përcjellura me vegla muzikore, te cilat janë të ndaluara dhe me të cilat i pëngon zemrat nga Kur'ani dhe që i shpie në mëkate dhe kundërvajtje. E ky pra është kur'ani i shejtanit dhe zbluarja nga mbulesa e Allahut". (Igathetu el-lehfanë 1/224).
        Ndodhë që të pytesesh përseri dhe të thuash: Cili është argumenti se kënga është kur'an i shejtanit? Dhe cili është argumenti, i cili ndalon prerazi dëgjimin e këngëve dhe muzikës ?
        S'ka dyshim se argumente mbi këto kemi plot, dhe prej tyre janë:
        1. Fjala e Allahut të Madhëruar: " Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri është përgaditur denim i turpshem." (Lukman, 6)
        Eshtë pyetur ibën Mes'udi rreth domëthenijes së fjalës "tregime boshe", e ai është përgjegjur: "Betohem në Allahun, të Cilin s'ka zot tjetër që meriton te adhurohet më të drejtë perveç Tij, kuptimi i kësaj është kënga."
        Ka thënë ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me atë): Shprehja (tregime boshe) është kënga dhe të ngjajshmet me të.
        Ka thënë Muxhahidi: ""Tregime boshe" është ndëgjimi i këngës dhe të kotave të tjera të ngjajshme me të".
Po të njejtën fjalë e kanë edhe krerët e komentatorëve të Kur'anit, siç janë: Ukrime, El-hasani, Seid bin Habir, Katade, Ibrahim en-Nah'iu, etj.
        2. Fjala e Allahut të Madhëruar: " (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi i juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë. Dhe me ate alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundësh prej tyre,..." (El-isra, 63-64)
        Ç'është për qëllim zëri i shejtanit në ajet?
        Ka thënë ibën Abbasi dhe Muxhahidi: "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe zbavitjet-argetimet."
        Kurse Ed-dahakë dhe Hasan el-Basriu: "Fyelli dhe daullja."
        Kurtubiu dhe ibën Kethiri kanë thënë: "Kënga është zëri i shejtanit."
        3. Fjala e Allahut të Madhëruar: "A prej këtij ligjerimi (Kur'ani) po çuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani? Madje dhe e zeni në asgje? (En-nexhm, 59-61)
        Ç'do të thot: "Samidunë" (e cila është e cekur në origjinalin e Kur'anit)?
        Ka thënë ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me atë), Ebu Abide, Taberiu, Kurtubiu, ibën Kethiri dhe El-Alusiu: "Fjala "Samidunë" rrjedh nga gjuha Himjere, e kjo është njera nga fiset arabe dhe don të thotë "Kengetarë."
        4. Fjala e Allahut të Madhëruar: " (roberit e Zotit janë) Edhe ata që nuk deshmojnë rrejshëm dhe kur (rastesisht) kalojnë pranë së keqës, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." (Furkanë, 72)
        Cili është kuptimi i fjalës "El-lagv" në këtë ajet?
        Kanë thënë dijetarët dhe komentatorët e Kur'anit ndër të cilët është edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibën Rexhepi: "El-lagv" është Kënga.
        Ndërsa Kurtubiu thotë: ""El-lagv" është çdo gjë e përçmuar, prej fjalëve dhe veprave. Në këtë hyn edhe kënga, argetimet, etj.
        5. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Lutja e tyre pranë shtepisë (qabes) nuk ishte tjetër veçse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane denimin për shkak të denimit". (El-enfalë, 35)
        Ç'do të thotë el-muka dhe Et-tasdije ?
        Ka thënë ibën Amer, ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me ata), Muxhahidi, Atijje, Ed-dahakë, El-hasani dhe Katade se el-muka dhe Et-tasdije është fishkëllimë dhe duartrokitje.
        Ka thënë Kurtubiu: E gjitha kjo është e urryer dhe largohet nga kjo i mençuri, kurse vepruesi e kësaj i përngjet mushrikëve dhe në atë se çka veprojshin tek Qabja. (kthehu Tefsireve te Ajetëve paraprake dhe fjalëve të dijetarëve në të, në Tefsiret e: Et-taberiut, El-kurtubiut, ibni Kethirit, El-Alusiut dhe te Es-sa'diiut).
        6. Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Mailk El-esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Do të vijë një popull që do ta lejojnë amoralitetin, mendafshin, verën dhe muzikën (El-Meazif)". (Hadith i saktë, transemeton Buhariu)
        Ç'do të thotë "El-Meazif"?
        Ka thënë El-Xhevheriu, e ky është kreu i gjuhës: "El-Meazif" është kënga dhe veglat (Muzikore) argetuese. "El-meazif" i thuhet çdo këngë dhe çdo loje argetuese. Ndërsa "do ta lejojnë" do të thotë: do ta veprojnë sikur të ishte e lejuar, përkunder asaj që është e ndaluar. Pra, ata i lejojnë defet dhe ndegjimin e këngëve dhe të muzikës edhe pse ajo është e ndaluar.
        7. Hadithi, të cilin e transmeton Enes ibën Maliku (Allahu qofte i kënaqur me atë) se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Do të ketë në këtë ummet nënçmim, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pijnë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzike (el-meazif). (hadith i saktë, e nxorri Tërmidhiu, dhe i vërtetuar nga Shejh Albani).
        Ka thënë imam ibën Kajjimi: "Ky është pretim nga Allahu [radijallahu anhu], argetuesve me këngë e muzikë do t'u leshojë tokën dhe do t'i shëndërrojë ato në majmuna dhe derra".
        8. Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nga ummeti im do të këtë njerëz që do ta pijnë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do t'a shafit (leshojë) tokën dhe prej tyre di t'i shëndrrojë në majmuna dhe derra". (Hadith i vërtetë, i nxjerrur nga ibën Maxhe dhe Et-taberaniu, kurse e vërtetoi Shejh Albani).
        Imam Ibën Kajjimi thotë: Në hadithin (paraprak) ndalohen veglat muzikore (el-meazif) dhe Pajgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u ka premtuar argetuesve me këngë e muzikë se Allahu [subhanehu ve teala] do t'u lëshojë tokën dhe do t'i shëndërrojë në majmuna dhe derra." (Shiko: Igathetu el-lehfanë 1/261)
        9. Hadithi, të cilin e transmeton Abdullah bin Amër (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: " Vërtetë, Allahu [subhanehu ve teala] ia ndaloi ummetit tim verën, bixhozin, daullen dhe verën." (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Et-taberaniu, dhe El-bejhekiu, i vërtetuar nga Albani).

        Dijetaret e Sahabëve, tabiinëve, të katër medh-hebet dhe të tjerët janë të njëzëshëm se fetarisht, kënga dhe muzika është e ndaluar, që prej fjaleve të tyre janë:
        - Ka thënë Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit."
        - Ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga mjell hipokrizi në zemër."
        - Ka thënë El-kasim bin Muhamed: "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr."
        - Ka thënë umer bin Abdul Aziz: "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi [subhanehu ve teala].
        - Ka thënë imam Ebu Hanifja: "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo."
        - Ka thënë imam Maliku: "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?
        - Ka thënë imam Shafiu: "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia."
        - Ka thënë imam Ahmed ibën Hambeli: "Kënga mjellë në zemër hipokrizi."
        - Kurse imam Ebu Amër bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: "Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me Ixhma."
        Paraprakisht e pamë shumë qartë sa që nuk pranon dyshimin më të vogël se dëgjimin e këngës dhe muzikës e ndaloi: Kur'ani, Synneti, dhe El-ixhmai. Të keshë kujdes, të mos mashtrohesh me disa fetwa, të cilat e lejojnë muzikën. Apo që thojnë se muzikë e ndaluar është vetëm ajo që të shpie në të këqija. Të gjitha këto fetwa janë në kundershtim me Kur'anin, Synetin dhe El-ixhmain.
        Dëgjimi i kënges është haram, të jetë ajo e zhurmëshme apo e lehtë, e shoqëruar me muzikë apo jo.
        Lejohet vetëm defi (daireja) që t'a përdorin vetëm gratë në festa apo gezime, gje e cila argumentohet me dy hadithe të sakta se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) shkoi tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], e Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. ishte në shtepi te Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë) dhe aty gjeti dy vajza te reja qe luajshin me def para Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë).
        Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) i qortoi vajzat dhe iu tha: "Fyejt e shejtanit tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]?!! Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "O Ebu beker, leri se këto ditë janë ditë feste". (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Buhari dhe muslimi).
        Për çudi, disa njerëz e marrin këtë hidith si argument për lejimin e muzikës edhe pse Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti lojën me def fyell i muzikes dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte ne pajtim me një gjë të tillë por ia sqaroi atij se shkaku qe ti le te luajnë ishin ditët e festës, ditë në të cilat lejohet shfaqja e gezimit.
        Ka thënë imam Ibn Kajjimi: "Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti këtë fyej të shejtanit gjë e cila ishte në pajtim me Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe se lojën me def e bënin dy vajza të vogla të cilat nuk ishin në moshën kur obligohen parimet fetare.
        Vallë, a kjo aludon për lejimin e asaj të cilës ju e punoni dhe e mesoni, asaj që përmban ato që as ju s'mund t'a fshihni?!
        Nisur nga kjo, kanë thënë dijatarët se loja me def është e lejuar vetëm për gra, gjë e cila për burra nuk vlenë dhe kjo kushtimisht në ditët e festave dhe gezimëve.
        Ka thënë dijetari i ndëruar, Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë): Dëgjimi i muzikës është e ndaluar dhe nga punët e këqija, gjë e cila shkakton sëmundjen e zemrës dhe ngurtjen e saj dhe e pëngon nga përkujtimi (dhikri) i Allahut.
        Ndërsa në martesë, lejohet vetëm për gra rënia e defit, duke kënduar këngë të matura, në të cilat nuk ka shtytje për në të ndaluara. Ndërsa renia e tupanit nuk lejohet në dasem e as jashtë saj. Pra, mjafton defi ta përdorin gratë, gjë e cila nuk lejohet për burra.
        Dhe përfundimisht: O vëlla dhe motër besimtare...
        Kujdes, mos të bëhësh prej atyre të cilët i ka mashtruar shejtani dhe iu ka zbukuruar këngën dhe muzikën dhe e lanë Kur'anin e madheruar pas dore. Të cilët po t'i shikosh kur janë duke dëgjuar muzikë, i sheh ato se si ju ka shterrur zani, u janë molisur gjymtyrët, e kanë flijuar zemrën për muzikë, përdridhën sikurse i dehuri dhe kërcejnë si femra apo si gra të amoralizuara.
        Vërtetë, fatkeqesi për të rinjtë, të cilët jetën e tyre e çojnë në argetime, këngë e muzikë. E morën fenë e tyre loje e defrim. Fyejt e shejtanit janë më të dashur tek ata se dëgjimi i kur'anit, saqe, po ta lexojë ndonjëri prej tyre Kur'anin prej fillimi e deri në mbarim, nuk do ndryshonte asgje tek ai dhe as që do të lente gjurmë e as që do ta pasiononte. E kur ta dëgjojë kur'anin e shejtanit, shpërthejnë nga zemra e tij burimet e pasionëve, këmbët fillojnë ti luajnë, duart ti perplasën për njëratjetrën, pjeset e trupit ti shkundën, gjuha duke përcjellur (këngët) dhe i levizin ndjenjat e emocionet.
        O i madhi Zot, cila nga këto dy janë me të dashura tek ai?!
        Fatkeqësi për kohën e cila humbet jashtë përmendjës së Allahut, për pasurinë, e cila shpënzohet jashtë madhërimit të Allahu   [subhanehu ve teala], për zemrat në të cilat strehohet shejtani, për të rinjtë të cilët e humbën fenë e tyre.
        Fatkeqësi, armiqt e Islamit kënaqën dhe gëzohën me rininë tonë, të cilën e kryqëzoi burrerinë e tyre kënga-muzika, muzika iu mori entuzjazmin e tyre, xhelozia iu mbyti ndenjat e dashurisë, vendosshmerinë e tyre ua mori kërcimi. Ndërsa vëllezrit e tyre vritën ne çdo kodër dhe mbytën me thiken diskredituese.
        O i madhi Zot, kur do të zgjohën?!!
        Thotë Allahu xh.sh.: " Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e ) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm. E kur i lexohën atij ajetët Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhët sikur nuk i ka ndëgjuar ato, bëhët sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgezoje atë me një denim të dhëmbshëm." (Llukman
 





Add comment to this page:
Your Name:
Your message:

 
  (58)visits  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=